Dy bashkëshortët që u aksidentuan te Rruga e Kavajës dalin nga Reanimacioni

0
269

Çifti i bashkëshortëve, Arjan dhe Vilma Konomi, po vijojnë të jenë nën kujdes intensiv në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Dy të plagosurit sipas të afërmit të tyre, Elvis Toçi, kanë dalë nga Reanimacioni dhe ndodhen në gjendje stabël. Ata janë me hematoma, por koshientë dhe po mbahen nën efektin e ilaçeve. Megjithatë mjekët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit nëse kanë kaluar rrezikun për jetën.

Sipas familjarit Toçi, Vilma ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe i janë shkaktuar shumë thyerje. Ndërsa për Arjanin, ai shprehet se ka 6 brinjë dhe legenin të thyer, kurse fëmija është gërvishtur te syri.

Kryefamiljari mësohet se i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi kishte mushkëritë me ujë. Pas daljes nga Reanimacioni, dy prindërit kanë kërkuar të dinë gjendjen e vajzës së tyre, 3 muajshe, që fatmirësisht ka pësuar dëmtime të lehta dhe është nxjerrë nga spitali nga familjarët.

Çifti që u aksidentua nga Ajas Sulejmani, janë bërë prindër pas 20 vitesh. Arjan Konomi është Drejtor i Sportit në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here