Boçi: Mbledhjet e Alibeajt janë nul! S’ka tagër për negociata, e shkarkoi ’30 prilli’

0
142

Deputeti demokrat Luçiano Boçi komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv mbledhjen e dështuar të Enkelejd Alibeajt në selinë blu. Boçi deklaroi se mbledhja e tij është nul, për një arsye të thjeshtë, ‘Alibeaj s’është kryetar i grupit parlamentar të PD.’

Boçi deklaroi se Alibeaj është shkarkuar nga posti i kreut të grupit në Kuvendin e 30 prillit ndërsa shtoi se mbledhjet e grupit parlamentar sipas statutit të PD, përcaktohen në agjendë nga Kryesia e Grupit Parlamentar.

Për deklaratat e Alibeajt, Boçi u shpreh se ai nuk ka tagër që të jetë negociator për çështjen e Presidentit ndërsa drafti i tij është i sajuar.

“Grupi parlamentar zbaton vendimet e Këshillit Kombëtar. Kjo e fundit ka dalë me një rezolutë të qartë për modalitetet në mënyrë të qartë për hyrjen në negociata.

Drafti nga ata është i sajuar, vendim i disa deputetëve, nuk qëndron por nuk mund të verifikohet.

Duam një President të vërtetë, me integritet të lartë. Rruga që po ndiqet nga Alibeaj duke manipuluar një pjesë të opinionit të grupit parlamentar, ai nuk ka tagrin.”-tha Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here