‘Hetoni Metën dhe Berishën’/ Kreu i SPAK i përgjigjet Ramës: Nuk punojmë me deklarata politike

0
358

Kryeministri Edi Rama për të disatën herë i ka kërkuar SPAK-ut, të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai sot kërkoi nga SPAK edhe hetimin e Ilir Metës.

Edhe sot në Asamblenë e PS-së, Rama sulmoi SPAK-un, me argumentin se Shqipëria është e turpëruar nga mosreagimi i SPAK–ut për të hetuar Berishën.

“Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një ‘Non Grata’ që i bën karshillik një bote. Këtë turp ta mbajë SPAK-u, në deklaratën e DASH-it e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po delegjitimohet SPAK-u dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve”, deklaroi Rama sot.

Ndërkohë, kreu i SPAK-ut, i pyetur nga “CNA.al” rreth deklaratave të Ramës për hetimin e Berishës është përgjigjur në mënyrë të prerë, se ata hetojnë vetëm me kallëzime penale dhe jo me deklarata politike.

“Ne punojmë me kallëzime jo me deklarata politike”, është shprehur Kraja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here