Shembja e shtëpive/ Dy orë e gjysmë të na thoshin se Balluku s’ishte, merreni me mend sa do presim për shtëpitë tona”

0
200

Banorët e Paskuqanit, Laprakës, Babrrusë, qindra familje, që janë lajmëruar se do t’iu shemben shtëpitë për shkak se preken nga projekti i Unazës së Madhe, kanë arritur sot të marrin një përgjigje gjysmake nga Ministria e Infrastrukturës se javën që vjen, nga e marta ose e mërkura do t’iu mundësohet një takim me ministren Belinda Balluku për çështjen e banesave të tyre.

Banorët kanë pritur 2 orë e gjysëm në dyert e ministrisë për të mësuar se si do të veprohet me familjet që kanë mbetur peng prej dhjetëra vitesh i një procesi legalizimi që nuk u bë kurrë.

Gazetari Bled Marku, vetë një nga të prekurit nga këto shembje, tha se pritën 2 orë 3 30 minuta për të përpiluat një letër ku thuhej se ministrja nuk ishte dhe mund të na priste javën tjetër.

Ndërsa një banor tjetër, shtoi me ironi: “Pritëm 2 orë e gjysmë për një copë letër që të na thoshin se  ministrja nuk ishte këtu, merreni me mend se sa do duhet të presim që të marrim dëmshpërblimin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here