Kuvendi malazez voton për uljen e akcizës së karburantit me 50%

0
111

Parlamenti malazez ka marrë masa konkrete për të ulur kostot për qytetarët. Akciza për karburantet do të ulet me 50% dhe po ashtu TVSH-ja për ushqimet e shportës, ndërsa do të rritet akciza për cigaret.

Dritan Abazoviç e ka nisur detyrën me vullnetin e mirë për të ulur kostot e qytetarëve, të cilët janë afektuar nga kriza botërore dhe inflacionet galopante për shkak të luftës në Ukrainë.

Edhe pse u propozuan nga qeveria e kaluar, Parlamenti malazez ka miratuar ndryshimet në ligjin për akcizat, të cilat parashikojnë uljen e tyre për karburantet me 50%.

Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, me të cilat parashikohet heqja e përkohshme e TVSH-së për miellin, vajin e ushqimeve si dhe uljen e TVSH-së me 7% për kripën dhe ushqimet e tjera të shportës.

Ligjet u përgatitën nga qeveria e vjetër dhe nuk u hodhën poshtë as nga kabineti i sapoformuar.

49 nga 81 deputetë votuan për uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-së për ushqimet.

Siç ka bërë me dije Ministria malazeze e Financave, çmimi i naftës do të ulet me mbi 21 cent, ndërsa ai i benzinës me 27 cent.

Me propozimin e Lëvizjes URA të Abazoviç, ligjvënësit malazezë miratuan rritjen e akcizës për produktet e duhanit.

Nga 1 qershori, paketat e cigareve do të shiten 10 cent më shtrenjtë, për t’u rritur me 10 të tjera nga 1 janari i vitit që vjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here