Nevoja e ilegjitimëve për legjitimim të ndërsjelltë

0
103

Nga Gent Strazimiri

Edhe sikur ata 13 nga 77 deputetët e Ramës ende të mos ishin çertifikuar “amerikanisht” si produkt të influencave kriminale, nëse do të kishte “betejë”, ajo do të duhej të përqendrohej tek ilegjitimiteti i mazhorancës!

Edhe sikur “Gjushët” që i prodhuan këta 13 deputetë, të mos i kishim denoncuar çdo ditë kur kishim kundër gjithçka, veç Zotit, sot që çertifikohen edhe “amerikanisht” si të tillë, a mundet që “përfaqësuesit” e demokratëve heshtin, madje më keq akoma t’i legjitimojnë..?!

Farsa e zgjedhjes së Presidentit, po zhvillohet “live” midis dy palëve ilegjitime në Kuvend:

– qeverisë së çertifikuar tashmë edhe “amerikanisht” me 64 deputetë, nga të paktën 71 që i duhen për të qenë legjitime;

Dhe

– ish-opozitës bashkëpunëtore të qeverisë, tashmë haptazi të vetë delegjitimuar për shkak të refuzimit për të përfaqësuar popullin opozitar.

Ky është thjesht, pastër e bukur një PAZAR live, mes dy palësh në të njëjtin hall:

* nevojtare për legjitimitet, që tentojnë të “legjitimojnë” njëra-tjetrën në këtë teatër pafytyrësie!!

E shpjeguar me aritmetikën “e aplikuar”:

ilegjitimitet + ilegjitimitet = legjitimitet…(?!)

KAQ!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here