I riu u vetëvar brenda qelisë, arrestohen tre policë në Kavajë

0
129

Tre punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes se rëndë të ndodhur në ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Në pranga janë vendosur: Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nën komisar. Mësohet se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm gjashtë orë pas shoqërimit nga ana e policisë.

I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë. Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit.

I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelisë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër.

Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje.

Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here