OBSH publikon raportin/ Rritje alarmante e obezitetit në Europë, Turqia mban kryesimin, ja ku renditet Shqipëria

0
106

Aplikacionet dixhitale dhe videolojërat në internet po nxisin një krizë të obezitetit në mbarë Evropën me ‘përmasa epidemike’, ka paralajmëruar   Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në një raport  sot, OBSH tha se pesha e tepërt po shkakton rreth 1.2 milionë vdekje çdo vit në kontinent.  Aplikacionet si Deliver, lojërat dhe mediat sociale janë vetëm disa nga faktorët e një ‘shoqërish të dixhitalizuara’ që ndihmojnë në nxitjen e krizës, tha agjencia.

Gjashtë në 10 të rritur evropianë janë mbipeshë ose obezë, tha OBSH, ndërsa një në tre fëmijë të moshës shkollore dhe 8 për qind nën moshën pesë vjeç janë shumë të trashë.

Britania e Madhe renditet e treta në Evropë për numrin më të madh të të rriturve obezë, pas Turqisë dhe Maltës. Shqipëria renditet në vendin e 31-të, Mali i Zi në vendin e 17-të dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 24-t.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here