Më 7 maj mblidhet Asambleja e PS, zbardhet rendi i ditës. Ndryshohet statuti dhe miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it

0
144

Ditën e shtunë më 7 maj do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialite.

Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë.

Është zbardhur edhe axhenda, ku mësohet se punimet do ti hapë sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa pas tij do të mbajë fjalën edhe kryeministri Edi Rama.

Njoftimi i plotë:

Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të  zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.

Sesioni organizativ

3. Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

4. Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.

5. Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet  vendore 2023.

6. Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

7. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.

8. Diskutime të lira

9. Mbyllja e punimeve të Asamblesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here