Kreu i OSBE dhe Koordinatorja e OKB në Shqipëri: Gazetarëve t’u jepet qasje në veprimtaritë publike

0
102

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Vincenzo Del Monaco dhe Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në vendin tonë, Fiona McCluney, kanë bërë një deklaratë të përbashkët, ku ndër të tjera theksohet se gazetarëve duhet t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, përfshi edhe fushatat zgjedhore.

OSBE dhe OKB iu referohen këtu fenomenit të njohur si “kasetat”, i cili vijon edhe ditët e sotme. Shembulli tipik i kësaj është kryeministri Edi Rama, i cili gjithë aktivitetet e tij publike i xhiron dhe transmeton vetë përmes kanalit të tij ERTV.

Më poshtë pjesë nga deklarata e OSBE dhe përfaqësuesit të OKB:

Në kontekstin e Shqipërisë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e mesazheve të mëposhtme.

• Të mbrohen profesionistët e medias dhe gazetarët nga dhuna, frikësimi dhe ngacmimi, si në internet ashtu edhe jashtë tij, dhe t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, edhe gjatë fushatave zgjedhore;

• Të sigurohen kontrata të duhura pune për profesionistët e medias dhe gazetarët, qasje më e mirë në informacion, liria e shprehjes dhe rritja e profesionalizmit;

• Të forcohen përpjekjet për të garantuar pluralizmin e medias, kufizimin e përqendrimit të pronësisë së medias dhe të nxitet vetërregullimi i medias si alternativë shumë më e mirë se sa rregullimi nga ana e qeverisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here