Si ranë në ‘rrjetë’ dy të arrestuarit në Sarandë/ U kapën me 0.4 gram kokainë, policia dhe prokuroria: I filmonim prej ditësh, shpërndanin drogë

0
148

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg pak ditë më parë 41-vjeçarin Bledar Beduli dhe 42-vjeçarin Vasil Rraku.

Të dy këta persona u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Reklamat” për goditjen e shpërndarjes së narkotikeve.

Pas arrestimit të tyre policia nuk bëri publike sasinë e drogës së sekuestruar, por dosja e prokurorisë bën me dije se sasia e kapur është vetëm një doze kokaine e cila sëbashku me ambalazhin rezultoi 0.4 gram.

Pavarësisht kësaj, me kërkesë të Prokurorit Ilir Hoxha, Gjyqtari Fatmir Ndreu, caktoi ndaj të dyshuarve masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Sipas Prokurorisë në 14 prill, pra tre dite para kapjes në flagrance, Prokurori kishte autorizuar lejimin e regjistrimit të fshehtë në vende publike të këtyre personave.

Rezulton se mbi autorizimin e prokurorit për lejimin e regjistrimit të fshehtë fotografik, filmik ose me video të personit në vende publike dt. 14.04.2022 personat nën hetim janë mbajtur nën mbikëqyrje dhe në dt. 17 prill 2022 inspektorët vëzhgues kanë mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm subjektet e lartpërmendura duke ndërhyrë me qëllim kapjen e tyre. Në fakt indiciet për hetimin e tyre duhet të datojnë prej janarit të këtij viti, pasi në dosjen hetimore veç të tjerash rezulton edhe një “urdhër për ruajtjen e sekretit të hetimeve, i datës 26.01.2022”.

Më datë 17.04.2022, rreth orës 19:40, Oficerët e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë konstatuar automjetet me targa “AA912 LT” dhe “AA508 JE”, të udhëtonin përgjatë rrugës së njohur me emrin “Rruga e pestë”, ku është konstatuar se drejtuesit e tyre, respektivisht shtetasit Denis Beduli alias Bledar Beduli dhe Vasil Rraku, janë takuar me njëri-tjetrin.

Duke vlerësuar këtë të dhënë të konstatuar gjatë kryerjes së veprimit hetimor të vëzhgimit, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ndërhyrë duke bërë ndalimin për kontroll të tyre, ku njëri prej të arrestuarve gjatë kontrollit fizik të ushtruar në xhepin e majtë të tutave, i është gjetur 1 dozë e mbështjellë me letër ngjyrë të bardhë ku brenda saj ka material të ngurtë me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike kokainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here