Berisha: Rama do i jepte Shullazit tenderin për Kampusin e UT

0
186

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga tryeza e bashkëbisedimit me pedagogët se ata nuk kanë akses në financimet për punë shkencore. Berisha tha se financimet ndahen në mungesë të plotë transparence. Ndër të tjera Berisha deklaroi se Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit për kampusin.

“Prej 8 vitesh diskutohet për kampusin në një kohë që u la e përcaktuar fusha e ndërtimit, ishin pothuajse të gatshme fondet e financimit, u bë projekti, ku është tani? A e dini pse u sabotua?

Thjesht sepse Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit, po. I doli kandidatit për rektor të zhduka, lëshoja kësaj zonjës se është e përzgjedhura e Edi Ramës. Natyrisht ai mori dënimin që meritoi por kampusi u zhduk, se çfarë është aty tani, veç kampus nuk është.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here