Zelensky krahason Putinin me Hitlerin: “Kampet ruse të filtrimit”, si kampet naziste të përqendrimit

0
99

Presidenti Volodymir Zelensky në adresimin e përnatshëm për popullin ukrainas, i ka krahasuar “kampet e filtrimit” të ngritur nga Rusia, me ato të ngritura nga Gjermania naziste.

Kampet e filtrimit sipas tij janë kampe ku dërgohen personat që më tej zhvendosen me forcë në Rusi.

Moska para pak ditësh njoftoi se me përfundimin e afatit, çdo mashkull që nuk kishte arritur të largohej nga Mariupoli, do t’i nënshtrohej filtrimit, raportoi The Guardian.

Gjatë fjalimit të tij, Zelensky ka dënuar sulmet e djeshme në Odesa që vranë tetë persona, mes tyre edhe një foshnjë 3 muajshe.

Presidenti ukrainas ka njoftuar gjithashtu se sot të zhvillojë takime me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here