Tërhiqet nga gara kandidati i PD në Shkodër/ Kopliku: Kisha pak kohë për t’i bindur votuesit

0
139

Ted Kopliku, kandidati i Partisë Demokratike për kryetar dege në Shkodër është tërhequr nga gara.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kopliku përmes njoftimit në rrjetin e tij social.

Ai bën të ditur se kishte shumë pak kohë për t’i bindur demokratët për t’i dhënë votën.

Kopliku uron kandidatët në garë si dhe shton se duhet ndezur motorët që Partia Demokratike të jetë e bashkuar dhe partia e shpresës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ndihem shumë i nderuar nga propozimi që është bërë nga baza për kandidaturën time, për kreun e Partisë Demokratike Dega Shkodër. Po ashtu, i nderuar nga miratimi i Komisionit të Rithemelimit për këtë kandidaturë.

Që në fushatën e parë në të cilën kam marr pjesë në 2005 dhe deri sot pas 17 vitesh, Partia Demokratike, Dega Shkodër ka pas një shkretim të cilin, cilido që të marrë drejtimin, duhet ta shërojë.

Lajmi i mire është që të hënën do vendosin demokratët, por demokracia është çështje numrash dhe organizimi. Pavarësisht ideve, apo nje projekti për të bashkuar demokratët, koha është e shkurter për ti bindur, për të më besuar votën. I bindur që në këtë mënyre i sherbej më mire garës, duke i dhënë kohë vetes për të qënë me i dobishëm në një të ardhme të afërt, VENDOS TE TERHIQEM.

Gjithmonë kam insistuar, në rrethe miqsh apo nëpërmjet postimeve të ndryshme, që e vetmja mënyre për të ndryshuar Shqiperinë është duke ju imponuar politikës, pra vendimarrjes. Nuk ndryshojmë asgjë duke kritikuar nga jashtë, por duke i dhënë drejtim rrjedhës së politikës dhe politikbërjes me angazhim personal.

Megjithatë , secili ka kohën e vet. Une jam pas kësaj ftese edhe më i motivuar që kapacitetet e mia ti vë në shërbim te vendit tim. Uroj gjithë kandidatët për një garë të drejtë dhe që pas kësaj gare te dalim më të fortë dhe mbi të gjitha, më të bashkuar.

Të ndezim gjithashtu të gjithë motorrët për të hapur Partinë Demokratike, që në ate derë te drejtohen edhe një herë zonjat e zotërinjtë e Shkodrës, duke parë aty projektin e shpresës dhe të ndryshimit.

Duke filluar nga rinia e duke përfunduar tek ata që kanë dhënë çdo gjë për atë parti. Sfida është e madhe, por me atdhedashuri është lehtësisht e realizueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here