Kryemadhi uron besimtarët ortodoksë për kremtimin e Pashkëve: Vetëm dashuria është rruga e duhur drejt paqes

0
94

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët ortodoksë për kremtimin e Pashkëve.

Kryemadhi shprehet se duhet të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri tjetrit është e pushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.

“Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë! Drita e Shenjtë që besimtarët ortodoksë kanë shpërndarë në të gjithë vendin, uroj të bekojë dhe ndriçojë përgjithmonë familjet, komunitetet e tyre, e me to, të gjithë Shqipërinë tonë.

Le të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes. Për shumë vjet Pashkët të gjithëve! Krishti u Ngjallë! Vërtet u Ngjallë!”, shkruan Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here