Bozdo: PD-ja po rithemelohet me ‘një anëtar, një votë’! Brenda majit mbyllet gjithë procesi, përfshi kryetarin e ri

0
140

Enno Bozdo foli nga selia blu për Syri Tv zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 14 degë të PD këtë të shtunë. Ai theksoi se demokratët po i përgjigjen thirrjes për ringritjen e nevojshme të Partisë Demokratike.

Demokratët janë duke iu përgjigjur masivisht ushtrimit të tyre për ringritjen e Partisë Demokratike. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për PD, jo vetëm se zgjedhin kryetarin, por për situatën politike. Ishte nevoja për një rithemelim. Zgjedhje që kanë marrë rëndësinë e caktuar.”-tha ai.

Bozdo tregoi se procesi i zgjedhjeve të kryetarëve në degët e PD-së pritet të përfundojë të hënën ose të martën. Ai theksoi se shumë degë kanë kryetare vajza dhe gra dhe ky është një lajm i mirë.

Bozdo deklaroi se deri në këto çaste ka pasur pjesëmarrje masive ndërsa në dy apo tre degë kanë ndryshuar numrin e komisioneve për të lehtësuar procesin e votimit.

“Pas Këshillit Kombëtar do vendosim hapat, zgjedhja e kryetarit, kryesia, çështje proceduriale. Brenda majit të këtij viti PD do ketë të zgjedhura me votë për herë të parë, një anëtar një votë të gjitha organet drejtuese. Kjo besoj mbyll ciklin ristruktural të PD-së.”-tha Bozdo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here