Konventa e 25 Korrikut/ Kryemadhi: Të bëhemi gati për zgjedhjet lokale 2023 dhe të ndalim shpopullimin

0
108

Kryemadhi: Të përgatitemi për zgjedhjet lokale të 2023, Konventa e 25 korrikut do zgjedhë ekipin drejtues Fjala e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në takimin me kryetarët e degëve të LSI në të gjithë vendin

Siç jeni njoftuar mbledhja e Konventës Kombëtare në 25 korrik, është konventa e parë që vjen pas zgjedhjeve një anëtar një votë të cilën për shkak të pandemisë e patëm spostuar. Tashmë erdhi momenti që edhe për shkak të një analize të detajuar që kemi bërë dhe që do vazhdojmë ta bëjmë për zgjedhjet e 25 prillit por edhe për shkak të vetë situatës politike në të cilën gjendet Shqipëria është domosdoshmëri mbledhja e Konventës për zgjedhjen e strukturave. Por më shumë për përgatitjen e strukturave të LSI për zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale janë jo më larg se një vit, ku përfaqësimi i LSI do të jetë në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha këshillat bashkiakë. Po kështu strukturat organizative do të përgatiten jo vetëm për zgjedhjen e kandidatëve por edhe për evidentimin pasi këshillat do të kenë elementin e pjesëmarrjes 50% gra dhe 50% burra pra kuotën gjinore.

Ne si LSI gjithmonë nuk e kemi pasur problem pasi ne e kemi pasur që në zgjedhjet e 2007 përfaqësimin 50% me gra dhe vajza në këshillat bashkiak. Po ajo që është shumë e rëndësishme sot edhe për shkak të largimit të shumë të rinjve dhe të rejave për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së mundësive, sot është shumë më e vështirë për të gjetur të rinj dhe të reja për t’i përfshirë dhe është një punë e jashtëzakonshme jo vetëm e strukturave të partisë por edhe strukturave të rinisë dhe të gruas struktura për evidentimin dhe angazhimin e pjesës më vitale të partisë në këto zgjedhje. Në fakt edhe përsa i përket situatës të cilën po kalon vendi është një kompleks, një kombinim i jashtëzakonshëm krizash të cilat Edi Rama i ka krijuar në përfeksion duke i bashkangjitur krizën ekonomike, krizën energjetike, krizat sociale të cilat kanë krijuar një kombin të tmerrshëm për familjet shqiptare.

Drejt kësaj ka çuar jo vetëm rritjen e çmimeve të produkteve të shportës por ka çuar dhe në rritjen e çmimeve të prodhimeve shqiptare. Sot, bujqësia shqiptare është në një krizë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së çmimeve të imputit dhe për shkak të mungesës së ndihmës nga ministria e Bujqësisë. Ministria e Bujqësisë është kthyer në një zyrë propagande e cila e shikon ndihmës ndaj fermerit politikisht. Buxhetet më të mëdha ja ka dhënë inceneratorëve sesa jua ka dhënë fermerëve.

Qoftë për t’i ndihmuar ata për imputet, apo për uljen e çmimit të naftës apo për krijimin e infrastrukturës për kanalet kulluese. Për të vazhduar më tej me standardet dhe cilësinë e jetës që kanë sot qytetarët shqiptarë, e cila çdo ditë dhe më shumë sa vjen dhe shtrenjtohet por faktikisht nuk përkthehet në ndihmë ekonomike për familjet. Pavarësisht nga e gjithë situata në të cilën ne jemi, ne duhet të ndjekim hap pas hapi planin e punës, pasi kemi pasur një program elektoral të jashtëzakonshëm. Vazhdojmë t’i qëndrojmë pesë pikave të planit tonë, siç janë për fuqizimin ekonomik të rinisë, të gruas të familjes shqiptare.

Ndaljen e shpopullimit që është një nga pikat kryesore. Sepse nëse do të kemi një Shqipëri të shpopulluar do të jetë problematike edhe në të ardhmen për të pasur përfshirjen e figurave dhe personaliteteve në jetën politike. Hapja e LSI dhe implementimi i politikave të reja jo vetëm nga ana organizative por edhe nga ana politike. Funksionimin e strukturës GEN, pra gjenerata e re e cila është një iniciativë shumë e mirë e kandidatëve që kanë qenë në listën e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse nëpërmjet kësaj strukture ne do të kemi mundësinë e afrimit të profesionistëve të rinj por edhe të elementëve të tjerë që janë jashtë politikës por që duan të përfshihen dhe të merren me politikë. Po kështu dhe nga ana tjetër tryezat dhe komisionet të cilat do t’i ringrejmë shumë shpejt qoftë për ekonominë, qoftë për arsimin, qoftë për shëndetësinë për të vazhduar më tej hapat e punës dhe implementimin e gjithë politikave tona të cilat janë shumë të rëndësishme përsa i përket mbarëvatjes së punës. Axhenda jonë e cila do të bëhet për të gjithë qarqet e Shqipërisë dhe më pas ta degëzojmë në të gjitha qarqet më të mëdhaja dhe bashkitë më të mëdhaja, sepse aty është dhe volume më i madh i punës. Po kështu dhe ju si kryetarë të partisë, e di që është e vështirë, e di që presioni i qeverisë ndaj njerëzve LSI është i jashtëzakonshëm. Pema që ka kokrra gjuhet, se po të mos kishim kokrra nuk do të merreshin me ne. Pra do të thotë që ne ekzistojmë, i lëmë pa gjumë natën, i bezdisim, i krijojmë probleme. Ne kemi marrë 107 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk janë pak janë 11 mandate. Përballë një presioni të jashtëzakonshëm policor, kriminal por edhe financiar. Mos harroni që paratë e inceneratorëve janë hedhur në Tiranë, Durrës edhe Fier kundër LSI. Mos harroni që kapja e opozitës më paratë e inceneratorëve por dhe me paratë e shumë koncesioneve të tjera duke filluar nga Porti i Durrësit e shumë koncesione të tjera. Dhe kapja e opozitës ishte një nga dëmet më të mëdha që iu bëri Shqipërisë. Sepse theu shpresën e ndryshimit. Shqiptarët, 87 % besonin në ndryshim por tradhtia që iu bë, gjithë opinionit publik, votuesve shqiptarë është një tradhëti që do t’i kushtojë jo vetëm familjeve shqiptare por do t’i kushtojë dhe të ardhmes së Shqipërisë. A ka shanse dhe mundësi? Ka pafund shanse dhe mundësi sepse secili nga ne e ka të domosdoshme për të gjetur veten në betejat që do të vijnë por duke mësuar dhe nga gabimet e së shkuarës. Mendoj që ka ardhur koha që ne të ristartojmë, me një energji të re, me një eksperiencë të jashtëzakonshme nga zgjedhjet e 25 prillit. Por jam e bindur edhe me një passion i cili gjendet brenda nesh pasi pjesa më e madhe e jona janë rritur me LSI, disa janë bërë gjysh në LSI, janë bërë prindër në LSI. Kemi mundësi pafund për të ristartuar dhe për t’u riorganizuar. Ne po bëjmë gati një listë të madhe denoncimesh të cilat do t’ja drejtojmë prokurorisë shqiptare, le ti kenë aty. Pavarësisht që qëndrimi ynë ndaj veprimeve të tyre është skeptik duke pasur parasysh që shumë gjëra zvarriten kur kanë lidhje me qeverinë dhe me njerëz të lidhur me qeveritarët. Kemi të evidentuar shumë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, shumë specialistë apo njerëz të lidhur me kryetarë bashkish që jo vetëm kanë filluar intimidimin ndaj qytetarëve dhe bizneseve por edhe blerjen ndaj tyre. Është një proces i cili duhet të rrisi vigjilencën tonë, jo vetëm të rrisi vigjilencën unë mendoj që duhet të jemi shumë kujdesshëm në evidentimin e axhendës tonë politike. Nuk është se kemi frikë për ta evidentuar por përballja me ta drejtëpërdrejtë është humbje kohe, se produktive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here