Saimir Tahiri vs SPAK, përballja tani në Gjykatën e Lartë

0
123

Pas prokurorisë edhe avokatët e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish shefit të policisë Jaeld Çela depozituan rekursin në Gjykatën e Lartë.

Ata kërkojnë pafajësi.

Nga ana e Prokurorëve të SPAK kërkohet rigjykimi dhe dënimi i Saimir Tahirit për trafik droge dhe pjesëmarrje në grupin kriminal të Habilajve.

Si prova në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë ata përmendin përgjime dhe dëshminë e të dashurës së Moisi Habilajt, punonjëse policie.

Ajo ka thënë se partneri i tregonte se Saimir Tahiri e ka ndihmuar. Po kështu sipas prokurorisë, Artan e Moisi Habilaj kanë përdorur për dy vjet një automjet që në letra ishte në emër të ministrit të Brendshëm të kohës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here