“I vetmi vend që zbraz digat në formë të paligjshme”/ Berisha në tryezë me ekspertët: Kjo qeveri ka shitur energjinë me 42 euro, nuk është shkak moti…

0
73

Berisha: Rritje absurde e energjisë për konsumatorët. Jo vetëm është ujore por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Prodhimi i energjisë gjatë vitit 2021 është më I larti në rekord historic 8.9 miliardë kë/ orë. Pra, duke pasur parasysh këto faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujorë të kaskadës kostatohet se shkaku kryesor I krizës nuk është moti apo lufta por është absolutisht grabitja në këto sipërmarrje.

Shqipëria, nuk besoj që ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim të ligjit .

Blihet energji me 300 euro në një kohë kur atë ditë për furnizim është blerë me 150 euro, pra kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga vjedhja dhe keqmenaxhimi. Ai që shiti energjinë me 42 euro kur në bursë kuotoej me 130 euro, ndau para me blerësin. Çfarë qëndron tjetër në themel të krizës, qëndrimi i papërgjegjshëm pasi në 9 vite nuk janë siguruar një burim i vetëm energjie përvec atyre ujore të kontraktuara më parë, në një kohë kur potencialet I kishte të jashtzakonshme.

Nuk them të mos ndiqte kjo qeveri çuarjen më tej shfrytëzimin e burimeve ujorë por duheshin diversifikuar burimet energjitike. Një vend i cili renditet i dyti apo i treti në Mesdhe dhe Europë për ditët me diell, ka terrenet më të përshtatshme për panele, por në 9 vite nuk është realizuar asgjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here