Platforma e Alibeajt, Strazimiri: Mashtrim, nuk zhbëhet 11 dhjetori. Demokratët i bashkon vetëm vota e vullneti i lirë

0
106

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, është shprehur se procesi zgjedhor në degët e PD-së ka qenë transparent.

Në një intervistë për Ora News, Strazimiri tha se pjesëmarrja e votuesve ka qenë më e lartë se në referendumin e 18 dhjetorit.

Gent StrazimiriProcesi ka qenë transparent. Pjesëmarrja në disa qytete i është afruar dyfishit të asaj të 18 dhjetorit. Interesi është shumë i lartë, gara ka qenë shumë e fortë. Nuk ka pasur kontestime. Kryetarët e rinj të degëve janë të gjithë të pranuar. Kanë marrë pjesë në votime edhe ata që kanë mbështetur Bashën.

I pyetur se çfarë do të ndodh pas këtij procesi, Strazimiri u shpreh:

5 ditë para datës 30 prill, duhet te mblidhen Kuvendet e degëve, për të zgjedhur, anëtarët e kryesive të degëve dhe delegatët për në Kuvendin e 30 prillit. Do të zgjidhet Këshilli i ri kombëtar i PD. Më aps do të zgjidhet edhe kryesia e PD. Në Kuvend do të caktohet edhe data se kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e PD-së.

Po ashtu ai ka komentuar edhe platformën e bashkimit të demokratëve të paraqitur nga Enkelejd Alibeaj dke thënë se ishte thjesht një mashtrim.

Sipas tij ajo që i bashkon demokratëve është vota dhe vullneti i lirë dhe jo një platformë ku sipas Strazimirit nuk paraqiste as shkakun e përçarjes së PD-së.

Gent Strazimiri: Nëse në dokumentet që dalin si dokument bashkimi,. brenda tij nuk ka shkakun për të cilin u ndamë, është  një mashtrim. Ata që e kanë prodhuar këtë dokument, apo ia ka dhënë ta lexoj Alibeajt, është mbrapa në kohë. Kanë ndodhur disa ngjarje që nuk kthehen më. Ka ndodhur një Kuvend i PD-së, një referendum që shkarkuan Bashën, e nënkryetarët, kanë ndodhur primaret, votimet më 6 mars. Sot askush nuk mund të thotë se këto gjëra nuk kanë ndodhur. Këto nuk mund të zhbëhen dhe Berisha është i pafuqishëm, për të zhbërë, zullumet që ata vet i kanë bërë. Ajo që e bashkon PD-në është vullneti i demokratëve.

Ndër të tjera ai tha se animimi që ka bërë Alibeaj në Gjykatë për të rrëzuar Kuvendin e 11-dhjetorit është zero te demokratët.

Gent Strazimiri: Impakti është zero. Demokratët po i bashkon vota, mendimi i lirë. Demokratët nuk bashkohen as nuk ndahen me vendim gjykate. Vullnetin e demokratëve, nuk ka gjykatë që e zhbënë, nuk ka artificë që e bën. Këtu nuk bëhet fjalë preferon Lulzim Bashën apo Sali Berishën, nuk bëhet fjalë nëse provokon Sali Berishën me platforma idiote. Këtu po vazhdojnë të provokojnë në mënyrë të përsëritur vullnetin e demokratëve, pot ata nuk falin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here