Armatosja e Kosovës dhe revolta e Vuçiç/ Ibishi i pakënaqur me qëndrimin e Shqipërisë

0
123

Së fundmi, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç iu referua armatosjes së Prishtinës, duke thënë se askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, por ajo po bëhet sepse vërtetë iu intereson.

“Marrëveshja nga Kumanova parasheh vetëm KFOR-in si forcë në Kosovë e Metohi”, tha ai.

Ai posaçërisht theksoi se “njerëzit duhet të kuptojnë se jemi të rrethuar nga hipokrizia patologjike, dhe se Serbia respekton parimet dhe moralin”.

“Sa i përket armëve – nuk ka kohë kur nuk armatoseni dhe flisni për paqen. Dhe ne blejmë armë mbrojtëse kineze që ata thoshin se ishin thërrime dhe pastaj u kujtuan se nuk ishin pikërisht thërrime.”

Për të folur më shumë në lidhje me këtë deklaratë të tij dhe jo vetëm, ishte i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Nuredin Ibishi Leka , ekspert sigurie në Kosovë.

“Më vjen keq kur një Kryeministër i tretë ka mbetur në këtë ‘Ballkanin e Hapur’.

Ne nuk jemi të interesuar të hyjmë në një kolacion të hapur, duke pasur parasysh se Serbia i ka pretendimet e veta, duke dashur të dominojë edhe në fuqi ekonomike.

Mendoj që ky sistem e shpërbën orvatjen tonë, dhe krijon krijatura që të dominojë fuqia famëkeqe e Serbisë jo vetëm në planin ekonomik por edhe me fuqitë ushtarake. Në këtë aspekt Rama gabon… por realisht ne jemi mësuar me këtë politikë serbe dhe nuk do biem më grackë e saj”, u shpreh Ibishi.

Pyetur nga moderatorët se çfarë ‘pret’ Prishtina për të marrë nga Tirana, ai u përgjigj:

“Jam pak kritik ndaj qeverisë tashme, ne nuk mund të ecim përpara vetëm sidomos kur je në tranzicion kështu që ne duhet të gjejmë aleat që të integrohemi në Europë. Mendoj se kjo është kritika e parë, të jemi të kujdesshmën në zgjedhjen e partnerëve strategjikë.

Marrëdhënie Shqipëri-Kosovë vazhdojnë të jenë substanciale, më tëpër formale, ne Shqipërine e llogarisim si vendin tonë por në një praktikë shohim se nuk ka një marrëdhënie të mirëfilltë siç duhet të ishte.”

Ndërsa, përsa ju përket tenisoneve të nxitura mes Serbisë dhe Kosovës, nga lufta në Ukrainë, Ibishi theksoi se nuk beson se mund të ndodhë një luftë tjetër mes dy shteteve dhe pse tensionet mund të jenë të larta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here