Me votat ne xhep, Balla flet per ‘transparence’ dhe ‘standarde’ dhe fton edhe qytetarët

0
115

Edi Rama ka vendosur që të tallet deri në fund me zgjedhjen e presidentit të ri.

Pasi e futi në zarf, duke kërkuar që deputetët të propozojnë tre emrat që ata mendojnë se janë të denjë për president, sot ka nxjerrë Taulat Ballën që të na mbushë mendjen se është duke bërë një proces ‘transparent’ dhe me ‘standarde’.

Sot Rama i ka shtuar talljes së tij edhe një tjetër aspekt, duke kërkuar nga qytetarët që në një adresë emaili të shpërndarë për mediat, të bëjnë propozimet e tyre për emrin e presidentit të ri.

Me votat në xhep, pasi PS e ka mundësinë të zgjedhë presidentin me votat e veta, Rama me anë të Taulant Ballës, kërkon të na hedhë hi syve, për të na mbushur mendjen, se po zhvillon një proces model, siç e tha dhe kreu i grupit parlamentar të PS.

‘Ne na duhet një president që të respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi të gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtar. Ky do të jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime’, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Më herët, ai ka paralajmëruar një proces konsultimi me aktorët politikë në vend për Presidentin e ri. Por, nga ana tjetër, deputetë të mazhorancës kanë deklaruar se s’do ketë bisedime e PD e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Sali Berisha, ndërkohë, ka deklaruar se në parim s’do të votohet për asnjë prej propozimeve të mazhorancës. ‘Çdo emër i Edi Ramës është një sozi e tij’, është shprehur ish-kryeministri.

Gjatë konferencës së sotme, Taulant Balla deklaroi se nesër do të presë propozime nga deputetët socialistë dhe pasnesër në orën 17:00 do të zhvillojë takime me krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda.

Emrat e parë që përfliten si të zgjedhurit e Edi Ramës për postin e kreut të shtetit janë deputetët socialistë Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here