Deputetja Merita Bakiu: Zgjedhjet në degë nuk duhet të zhbëhen, procesi duhet të mbyllet me bashkimin e demokratëve

0
263

Deputetja demokrate Merita Bakiu thotë përmes një statusi në rrjete sociale se zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike nuk duhet të zhbëhen. Bakiu shprehet se ky proces zgjedhjesh duhet të mbyllet me bashkimin e demokratëve.

Statusi i plotë i Merita Bakiut
Të nderuar demokratë të Krujës, njerëz që më  keni mbeshtetur e inkurajuar dhe së bashku kemi  30 vite qe bëjmë beteja e në shumicen e tyre ia kemi dalë.

1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj bashkimin e Partise Demokratike, nga ku ky bashkim fillon me bashkimin e grupit parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë përjashtim.

2.Për reagimet që kam marrë në lidhje me procesin e zgjedhjeve në zonën time ..e kam shprehur dhe në mbledhjen e grupit.

Nuk jam për zhbërjen e tyre por shqetësimi im është që mos të ngelet asnjë demokrat jashtë strukturave të kemi gjithëpërfshirje.

Jam për ta përmbyllur me sukses procesin zgjedhor ku synojmë të bashkojmë të gjithë demokratët për të qenë më të fortë në betejat që na presin.

Të përzgjidhen kandidaturat e propozuara nga baza, ku të jenë më dinjitozet, ato që i sjellin ndryshimin dhe risi  ku e bëjnë Partinë Demokratike forcë konkuruese e fituese.

Për një Parti Demokratike të fortë e të bashkuar. Betejën e kemi me Edi Ramën e qeverinë e tij!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here