Nisin zgjedhjet për kryetar dege të PD-së në Kukës, ja kandidatët

0
147

Nisin zgjedhjet në PD Kukës për kryetar dege.

Janë thirrur rreth 2500 anëtarë për të zgjedhur njërin nga dy kandidatët në garë. Garojnë Admir Sinamati dhe Irel Elezi.

Proçesi do të zgjasë deri në orën 18:00.

“Sapo ka filluar procesi i votimit në Kukës për zgjedhjen e kryetarit të degës, komisioni është në funksion të plotë, është marrë baza materiale.

Deri më tani jemi të gjithë të angazhuar, për të sjellë të gjithë anëtarët dhe nga zonat e thella. Për shkak të motit ka vështirësi megjithatë nga takimi me kryetarët e grup seksioneve presim pjesmarrje maksimale.

Pritet masivitet, deri në orën 6 pasdite, kemi shpërndarë dhe rregulloren e votimit”-tha kryetari i grupit të punës në PD Fasli Gërmizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here