‘Sulmi i Alibeajt ndaj shumicës’, Paloka nxjerr FOTO-n: Shumë keq nëse e kanë nënshkuar me vetëdije

0
893

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas prezantimit të platformës së Alibeajt me shokë të cilët kanë sulmuar shumicën e demokratëve sërish edhe gjatë ditës së sotme.

Paloka ka shpërndarë një foto të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku dallohet qartazi se shumica dërrmuese e demokratëve është me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Komisionin e Rithemelimit.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka shprehur keqardhje për miqtë dhe kolegët e tij, pasi në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar çfarë i kanë vendosur para për të firmosur dhe shumë keq nëse e kanë nënshkruar me vetëdije të plotë.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Thjesht keqardhje për miqtë dhe kolegët që në rastin më të mirë, nuk kanë lexuar se çfarë ju kanë vënë përpara…Keq nëse nuk e kanë kuptuar! Shumë keq nëse e kanë kuptuar dhe nënshkruar me vetëdije të plotë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here