Ekspertja: 42 mijë të larguar nga vendi brenda vitit, 30% nga sektori i turizmit, ja pasojat

0
104

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba tha në edicionin e pasdites me Armela Ferkon se turizmi shqiptar do preket nga të gjitha problematikat siç preket turizmi në botë për shkak të krizës së çmimeve.

“Do përballet me rritje çmimesh, ndoshta një frenim të blerjes së paketave turistike. Turizmi është biznes argëtimi për ata që e ushtrojnë. Turizmi është i pari që hiqet nga lista e shpenzimeve kur bëhet fjalë për kriza si kjo e ekonomisë.”-tha ekspertja.

Më tej ajo deklaroi se nga Shqipëria ka një ikje masive të krahut të punës. Sipas INSTAT janë 42 mijë të larguar brenda vitit të fundit.

“70 për qind janë forcë punëtore. Janë familje të mirëfillëta profesionistësh, mjekë, inxhinierë, e deri tek ato të ashtuquajtura zanate që janë hidrauliku, elektriçisti, punëtorë të kualifikuar që shkojnë drej Gjermanisë dhe vende të tjera.”-tha ekspertja.

Flora Xhemani ndër të tjera deklaroi se po largohen nga Shqipëria edhe administrata, duke iu referuar administratës së bankës dhe institucioneve të spektrit financiar, politik dhe turistik.

“42 mijë për një vit, 30 për qind janë të turizmit. Do kemi problem për një staf të kualifikuar. Problemi që ka turizmi në vend është shërbimi. Mungesa e një shërbimi të kualifikuar ka sjellë nevojën e domosdoshme për staf të kualifikuar.”-tha ekspertja e turizmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here