Berisha-Spiropalit: ‘Zonja 5 milionë euroshe, di që kam përballë një organizatë kriminale

0
123

Gjatë fjalës në parlament, Lideri historik i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur ashpër ministres Elisa Spiropali.

Edhe pse kryeparlamentarja Lindita Nikolla, i ka ndërprerë disa herë fjalën, Berisha është shprehur se është i vetëdijshëm që përballë ka një organizatë kriminale.

‘Kur një zonjë flet në këtë mënyrë nuk prish gojën tënde dhe ti kthehesh me ato që meriton, kur nuk ke turp thua dhe bën gjithçka. Vi këtu i vetëdijshëm se kam përballë një organizatë kriminale të vërtetë që ka përdor çdo ditë të pushtetit për të plaçkitur pasuritë e shqiptarëve.

Vij këtu i vetëdijshëm se vetëm në afërën e fundit të inceneratorëve, brendi shqiptar i zonjës Konomi, me anëtarët e organizatës së tij, skënderbuçi i Spiropalit, ka plaçkitur, 430 mln euro më së paku. Vij këtu për të qëndruar karshi jush dhe treguar shqiptarëve se çfarë shkalle inkriminimi keni. Zonja që foli, që thirret rëndom, zonja 5 milionëshe, nuk hyn te anëtarët e mëdhenj të organizatës. Por hyn si anëtar i bronjuar i saj.

Ndaj dhe ju keni borxh të dilni, të shani me gjuhë ordineri dhe të përdorni fjalë të cilat, një grua që i thotë vetes të tillë, nuk ja lejon vetes. Jo se fjalori më mungon të ju them, një për një, por goja ime frenohet kur vjen fjala para një zonje.

Sa shpirtra shqiptarësh peshon mbi ty dhe e ngjite vendin në majën e botës për vdekjet nga covidi’, tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në parlament.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here