Alizoti: Alibeaj duhej të ishte dorëhequr si Duma e Gjekmarkaj. Grupi parlamentar duhet të krijojë një grup negociatorësh nga të dyja palët

0
231

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti  deklaroi mbrëmjen e sotme se mbledhjet e Grupit Parlamentar nuk zgjidhin krizën në PD.

Duke iu referuar mbledhjes sdë fundit të grupit,  ai tha në një intervistë në “ABC Neës” se kjo nuk është mënyra e bashkimit. Alizoti u shpreh se Grupi Parlamentar si organ i pranuar nga të dyja palët, duhet të krijojë një grup negociatorësh.

Sipas tij, Enkelejd Alibeaj fillimisht duhet të ishte dorëhequr dhe më pas të nisnin negociatat për bashkimin e partisë.

“Ndodhi ajo që ju shihni. Po ndodh një mish-mash i madh brenda një partie që është ende në procesin e rigjetjes së vetes. Është një proces i vështirë bashkimi, nëse do të ndodhë. Nuk mundet në mbledhje, nuk mund të jetë zgjidhja e një krize, kur ka qenë e madhe dhe e thellë. Për ta zgjidhur duhen disa etapa. Duhet të caktohet një grup negociatorësh. Ngelem te grupi se është i vetmi organ legjitim qa të gjithë palët e pranojnë. Grupi duhet të zgjidhte 3 ose 4 negociatorë. Takimet që mund të mbahen pa pasur pika të qarta, nuk zgjidhin dot krizën sepse është e thellë. Nuk zgjidhet kriza nëse ne flasim tetë orë.

Pala në minorancë qëllon na bllokun saj dhe pas 6 marsi meqë kryetari dha dorëheqjen unë mendoj qa nga ana politike, kjo s’ka të bëjë në lidhje me pozicionimin tim, pjesa që doli në këto zgjedhje duhet të kishte dorëheqje nga pozicioni i saj. Siç bëri zoti Gjekmarkaj dhe Duma dhanë dorëheqjen, duhet të ndodhet edhe nga zoti Alibeaj dhe të kishim një negocim të palëve. Nëse palët fillojnë dhe mbajnë të dy të qëndrime nuk funksionon”, tha Alizoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here