Aktivistja: Do protestojmë, ndërtimi i ‘Skavicës’ rrezikon ndarjen e Dibrës

0
137

Aktivistja nga SHBA Ferzileta Gjika tha në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se të shtunën do protestojnë kundër projektit të HEC-it të Skavicës.

Gjika shprehet se synojnë sensibilizimin e dibranëve dhe gjithë Shqipëtarëve që të ngrihen kundër hidrocentraleve të mëdha dhe kundër shkatërrimit të natyrës.

“Jemi sot në Dibër, kemi qenë në disa zona të tjera të Shqipërisë për të inkruajuar shqiptarët të ngrihen kundër hidrocentraleve të mëdha, ndërsa në Dibër jemi posaçërisht kundër Skavicës.”-u shpeh Gjika.

Aktivistja është e mendimit se rajoni i Dibrës mund të zhduket përgjithmonë pasi do të ndahet në dy pjesë nga ky hidrocentral dhe fshatrat në të dy anët do jenë të izoluar.

“Pasuria gjeologjike që ekziston në Dibër, do të zhduket. S’do kemi komunikim me fshatrat e tjerë, vështirësohet jeta e banorëve.”-tha Gjika.

Gjika theksoi se qeveria duhet të bëjë studime në lidhje me hidrocentralet dhe të merren parasysh pasojat që kanë ndodhur me ndërtimin e tyre.

“Të ndalohen punimet dhe të gjenden mënyra të tjera për të siguruar energjinë në vend.”-deklaroi Gjika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here