Dom Gjergj Meta: Ja pse e quajta legalizimin e kanabisit si ‘kalë troje’

0
124

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka folur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit në vend.

Dom Gjergj Meta ka theksuar se drogërat janë të dëmshme për njerëzit dhe Kisha Katolike e ka këtë qëndrim prej kohësh.

Ipeshkvi e ka quajtur pyetësorin e Ramës si të cunguar dhe se ka nuk shpjegon se si është arritur në këtë përfundim.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Do të duhej të hidhej ndryshe për konsumin publik të një kombi që jo domosdoshmërisht është njohur si një komb i rëndë me peshë analitike. Pse duhet ta shohim legalizimin e kanabisit në këtë formë kaq artistike, kaq të lehtë. Si mund të shihet në një këndvështrim më serioz. A do të duhet të shihet në një këndvështrim më serioz?

Dom Gjergj Meta: Po patjetër pasi në vetëvete legalizimi i kanabasit dhe drograve në përgjithësi është një çështje mjaf e komplikuar në Shqipëri dhe në botë. Ka këndështrime të ndryshme por në përgjithësi Kisha Katolike ka ruajtur një linjë të tillë që drograt janë të gjitha të dëmshme. Nga të gjitha studimet, të gjithë atë që përdorin drogëra të rënda kanë kaluar nga kanabisi te këto drogëra dhe për fat të mirë është se jo të gjithë që kanë përdorur kanabisin kanë përfunduar te drogërat e rënda. Jo pa qëllim e kam përdorur edhe në shkrimin tim se kanabisi është si një ‘kalë troje’ për të kaluar te drogërat e rënda.

Ka një paqartësi në pyetësorin që unë nuk e kam parë këtë pyetësor për të kuptuar se në çfarë mënyre është bërë dhe çfarë do të thotë për përdorim mjekësor dhe jo mjekësor. Se kemi edhe rastin në Meksikë që është legalizuar kanabisi për reakriacion si dhe referendumin në Itali por mendimi është se drogërat janë të gjitha të dëmshme për njeriun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here