Alibeaj në mbledhjen e grupit të PD-së, flet për financimet nga Paraguaji: Synimi i vetëm bashkimi i demokratëve

0
357

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj këtë të martë ka reaguar për herë të parë për akuzat se ai mbështetet dhe financohet nga një person nga Paraguaji.

Alibeaj në një prononcim për mediat i ka konsideruar këto informacione si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.

“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Jemi në një mbledhje që synon bashkimin e demokratëve dhe e ardhmja e PD-së”, ka thënë Alibeaj.

Ndërkohë në lidhje me mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj është shprehur se qëllimi i vetëm është bashkimi i demokratëve.

“Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë edhe politikan edhe të pa korruptuar dhe shantazhuar. Jemi në mbledhje, që synimin e vetëm që ka bashkimin e demokratëve. Pas kërkesës se kolegeve u mbledh sot grupi”, ka thënë ndër të tjera Alibeaj. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here