Ristani: Partia shtet do që t’i ketë të gjitha pushtetet nën kontroll

0
116

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Arben Ristani u shpreh se partia shtet që do t’i ketë të gjitha pushtetet nën kontroll.

Sipas tij drejtësia po ngarkohej me institucione pa fund dhe shtoi se gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi ndenjur 5 vite pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese.

Ristani: Tek autokracia dhe partia shtet që do t’i ketë të gjitha pushtetet nën kontroll. Në raport me drejtësinë kemi pasur një reformë në drejtësi dhe e votuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, por u pa qysh në fillime se nuk po shkonte në një drejtim të mirë. Ajo ishte një drejtësi që po ngarkohej me institucione pa fund. Ajo duhet të ishte sa më e thjeshtë për tu menaxhuar. Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi ndenjur 5 vite pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese. Kemi mijëra dosje që nuk janë gjykuar dhe kjo impakt në ekonominë e vendit. Besoj se kjo e gjitha është e qëllimtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here