Presidenti Meta ka dale ne nje konference per mediat kete pasdite ku ka folur edhe per akuzat per bllokim te propozimeve te ambasadoreve, duke e cilesuar nje mashtrim ordiner.
“Zogu i Tiranes edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare.
Zogun e Tiranes do ta ndjeke si hije gjithe jeten firma qe i ka dhene Alqi Bllakos per inceneratorin e Tiranes.
I kam paralajmeruar prej kohesh te mos i vene sterkembeshin interesit publik. Asnje veprim te prokurorise dhe SPAK nuk kemi pare per ndeshkimin e akteve mafioze te Bashkise se Tiranes, si shembja e Teatrit dhe inceneratori
.
Sot u shpik nje fajtor per deshtimet e Qeverise. Nuk eshte Presidenti fajtor pse ne Ukrainen qe eshte ne lufte nuk rriten cmimet, ndersa ne Shqiperi po. Pse ketu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk eshte Presidenti fajtor. Per kriminalizimin e pashembullt te Qeverise nuk eshte Presidenti fajtor.”