Plot 400 kg kokainë ishte fshehur mes bananeve, qeni zbuloi ngarkesën që do nxirrte miliona euro fitim

0
108

400 kg kokainë janë kapur nga autoritetet doganore e ato të Guardia di Finanza në portin e Civitavechios në Romë.

Kokaina ishte fshehur mes kutive të bananeve në një kontejner që mbërrinte nga Amerika e Jugut e tranzitonte përmes portit roman.

Kapja e lëndës narkotike u bë falë qenëve antidrogë të cilët identifikuan kontejnerin me drogë.

Sipas autoriteteve italiane, kokaina do të sillte për grupet trafikante një përfitim mbi 170 milionë euro.

Është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në portin e Civitavechias.

Ergys Dashi kapoja i bandës së drogës të shkatërruar sot në Itali, u kapën dhe 80 kg kokainë. Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve si dhe të kanaleve të menaxhimit të trafikut të kokainës së sekuestruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here