Në kulmin e krizës, por Veliaj 22.5 milionë lekë blen vetëm ujë të pishëm, reklamon ujin e çezmave si të pishëm

0
208

Uji i pijshëm i kryeqytetit mbetet një nga problematikat që na shqetëson çdo ditë.

Mos realizimi I premtimeve si nga pushteti vendor dhe ai qendror ndër vite, që Tirana do të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm, ende nuk është zgjidhur.

Por në kryeqytet ata që blejnë ujë për të pirë nuk janë vetëm familjarët, por edhe vetë bashkia e Tiranës që blen ujin e pijshëm për punonjësit e saj.

Në mars të vitit 2022, Bashkia e Tiranës ka nisur  procedurën e tenderit  për  “Blerje ujë i pijshëm”, për punonjësit  me vlerë 22.5 milionë lekë të vjetra.

Ky tender  është dërguar për botim në buletinin e prokurimit publik, dhe  është ende  në proces.

Bashkia Tiranë do të blejë 5.385 shishe me ujë 19 litër dhe 101 pako me gota, të cilat përmbajnë 100 copë, kjo për një periudhë 8 mujore.

Në fakt ky tender vjen në kohën kur kryetari I bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar disa herë që uji është I pijshëm dhe kjo e vërtetuar nga institucionet e tjera, por që ai vetë për institucionin e tij duhet ta blejë.

Ky nuk është viti i parë që Bashkia e Tiranës e blen ujin e pijshëm.

“Xhadat” kanë monitoruar të gjithë tenderat për periudhën 2018-2022, ku bashkia e Tiranës ka blerë ujë të pijshëm  për punonjësit e saj.

Në 5 vite bashkia e Tiranës ka prokuruar  88.5 milionë lekë të vjetra ujë të pijshëm. Në shumicën e rasteve janë me një operator të vetëm, pra pa garë.

Nga buxheti i bashkisë janë harxhuar përkatësisht këto vlera:

Në vitin 2018 është blerë 14 milionë lekë të vjetra ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë.

Në vitin 2019 është blerë po kaq, 14 milionë lekë të vjetra ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë.

Në vitin 2020 është blerë 16 milionë lekë të vjetra ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë.

Në këtë rast bëhet fjalë për periudhën 6 mujore nga Qershori deri në Dhjetor,  për shkak se Procedura ka qëndruar e pezulluar, në kuadër të masave të ndërmarra, për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të pandemisë.

Në vitin 2021 është blerë 22 milionë lekë të vjetra ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë.

Dhe procedura në proces për vitin 2022 me vlerë 22.5 milionë lekë të vjetra.

Përveç rritjes  së vlerës në vite të parave të shpenzuara për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e saj na lind pyetja për bashkinë e Tiranës, se përse deklarohet që uji që vjen nga ujësjellësi është i pijshëm ndërsa vetë ajo e blen ???

E në rast se uji nuk është i pijshëm, a nuk do ishte më mirë të tenderohej pajisje filtrimi për institucionin dhe punonjësit të konsumonin ujë të filtruar dhe të shpenzohej më pak në krahasim me ujin e blerë???

Në këtë rast bashkia e Tiranës të ardhurat e kursyera nga buxheti mund t’i  përdorë për investime apo punë të tjera publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here