Legalizmi i kanabisit, Noka: Bandat e krimit do të lulëzojnë më shumë në Shqipëri

0
101

Legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore nga qeveria shqiptare, opozita e ka cilësuar si një favorizim që Rama do t’i bëjë disa biznesmenëve, të cilët, sipas deputetit demokrat Flamur Noka, do të kthehen në ushtarë të krimit në vendin tonë.

Sipas tij, pas këtij vendimi në Shqipëri do të kemi shtim të bandave kriminale.

“Në Shqipëri pas këtij vendimi që pritet të marrë Rama e qeveria e tij, do të shihni se bandat do të lulëzojnë, tregtia e drogës do të jetë në përmasa të frikshme. Jeni dëshmitarë se ministrat rrinë nën thundrën e krimit të organizuar dhe ju mendoni që ata 4-5 klientë të Ramës apo biznesmenë që ai do të licencojë për të kultivuar kanabisin, nuk do të jenë nën thundrën e krimit? Kush do t’i mbrojë ata nga ky krim? Ose është skenar që indirekt t’ia legalizojë krimit kultivimin e kanabisit ose ata biznesmenë do të shndërrohen në ushtarë të krimit, sepse është shndërruar qeveria”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here