“Qeveria shqiptare do të vendos përfundimisht vjedhjen me ligj në vend”

0
312

Më 21 mars 2022, me vendim qeverie është  ngritur  Bordi i Transparencës, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë.

Ndërkohë kryetarin e Shoqatës së biznesit vogël, Albert Nasto, thotë se ky bord nuk është transparent ndërsa nuk dihet se kush është i përfshirë brenda tij.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Nasto theksoi se qeveria shqiptare me anë të bordeve që po krijon po vendosë vjedhje me ligj në vendin tonë.

Albert Nasto: Ne nuk kemi asnjë të dhënë se kush është në këtë bord, se si janë votat në dobi të biznesit të vogël  dhe qytetarëve, sa transparent është. A ka konflikt interesi, a ka biznese të mëdha aty, apo ndonjë përfaqësi të ndonjë grupi tjetër interesi. Nuk ka kurrfarë transparence. Qeveria shqiptare, me anë të këtyre bordeve do të vendosë përfundimisht vjedhjen me ligj. Ky bord është i jashtëligjshëm. Ne nuk i drejtohemi dot për një kërkesë. Ky bord do të përcaktoj kufirin e biznesit të vogël, apo të madh për 4 artikujt e shportës. Është e palogjikshme, mënyra se si po vepron ky bord. Është një bord që s’ka kurrfarë transparence dhe kush bën pjesë në këtë bord.

Ai thotë se bizneset e vogla nuk kanë asnjë anëtar që i përfaqëson në bordin e ngritur nga qeveria, ndërsa thotë se ky bord nuk është transparent dhe nuk dihet me sa vijnë nga shtetet e huaja, produktet e shportës dhe sa është fitimi që merr importuesi.

Albert Nasto: Ne si grup interesi nuk kemi ndonjë përfaqësues. Ne e përgatitëm një anëtar bordi por që nuk u mor. Ky bord na kufizon dhe fitimin. Duhet të merret me biznesin e madh, të bëjë një transparencë sapo malli të vijë në dogana. Nuk dimë se çfarë detyre ka bordi, kë kufizon bordi, biznesi i madh apo i vogël. Sa vjen vaji, sheqeri, apo orizi në doganat tona? Sa fitim merr importuesi që ka ekskluzivitet në këto lloj artikujsh, dhe sa duhet t’i shesë biznesi i vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here