‘Projekti ‘Berisha3’/ Lideri historik i PD: Rikthimi im ka shkaktuar tërmet në PS

0
124

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se rikthimi i tij ka shkaktuar tërmet në PS, duke theksuar se është i vetmi që ka mundur në zgjedhje 2 herë Edi Ramën.

Në një intervistë për “A2”, ish-kryeministri thotë se “Berisha 3” synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe ndalimin e largimit të të rinjve nga vendi.

““Berisha 3” është projekt që shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion, të mos jenë më njerëzit që jetojnë në një nga vendet më të pasura me burime natyrore të Europës dhe të punojnë si argatë në tokat e të tjerëve.

Në vitet 1992-1997, popullata në Shqipëri nisi të rritej, po ashtu si edhe të ardhurat për frymë.

Atëherë u rrit shpresa, ashtu siç u rrit në periudhën 2007-2014. Prandaj, ky është projekt i madh për vendin, për ta integruar Shqipërinë në BE, për ta fuqizuar rolin e saj në NATO.

Unë i qëndroj këtij projekti, gjithnjë mbi bazën e vullnetit dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe anëtarëve të PD-së.

Por, ka dhe një arsye madhore: Sali Berisha është personi i vetëm që ka mundur dy herë Edi Ramën. Ka një tërmet tek socialistët”, deklaroi ish-kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here