Alizoti: Alibeaj është delegim i Bashës, i pafuqishëm politikisht. Me gjykatë grupi i tyre, nuk fiton gjë

0
180

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se nuk zgjidhet politika me gjykatë, duke iu referuar ankimimit nga Enkelejd Alibeaj të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Pjesa e madhe e deputetëve kanë qenë kundër Bashës. Alibeaj është delegim i Bashës. Nëse Basha është i shkarkuar, edhe Alibeaj është i pafuqishëm politikisht brenda kësaj loje.”-tha Alizoti.

Më tej deputeti tha se pala fituese, pra grupi i Rithemelimit po i lë kohë për reflektim grupit të Bashës.

“Një javë dy javë nuk janë gjë. Nëse vazhdojnë me marrëzira, me gjykatë grupi i Bashës, nuk fiton gjë.”-tha Alizoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here