Florian Marku ngjit shkallët në renditje, një duel me Khan do ta bënte yll botëror

0
111

Dy sinjale të rëndësishme dha dje në mbremje Florian Marku. E para dhe kryesorja është ngjitja në renditjen e përgjithshme të boksit ku u katapultua nga vendi i 73-të në atë të 48-in menjëherë pas suksesit ndaj Jenkins.
Kjo tregon edhe një herë se nuk është më një surprizë ngritja e tij dhe shpërthimi në boks e se gjithçka e ka arritur me meritë.

Një tjetër sinjal i rëndësishëm që dha Florian Marku pas ndeshjes ishte rivali i tij i ardhshëm. Kampioni kuqezi pasi mbrojti titullin IBF për peshën welter lançoi sfidën për Amir Khan, boksierin britanik.

U regjistrua me pasaportë italiane, por përfaqësoi Shqipërinë. Arbër Xhemali tregon pse humbi garën në bodybuilding
Në fakt, kush ka ndjekur boksin, Amir Khan është një nga sportistët britanik më të ndjekur e mê të suksesshëm, ish kampion bote për disa vite madje përkëdhelej nga vendasit pasi e shihnin si boksierin më të mirë tê ardhshëm në botë.

Florian Marku i jashtëzakonshëm, mbron titullin IBF me nokaut ndaj Jenkins
Një humbje në duelin për titull botëror me Canelo Alvarez uli disi pritshmëritë për të por sërish është ringritur dhe kërkon të rifitojë gjerdanin e artë.

Aktualisht, Khan ka 34 fitore dhe 6 humbje dhe një duel me Florian Markun do ta bënte, boksierin kuqezi një yll të ardhshëm botëror, sigurisht me një fitore ndaj tij./Ora News/.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here