Dita pa makina (…por betonieret pushtojnë Tiranën)

0
135

Dita pa makina duket se është një fjalë bosh në tiranë. Vendimi i qeverisë është shoqëruar vetëm me disa masa për kufizimin e qarkullimit, por duke mos dhënë asnjë efekt në qarkullimin pa mjete

Përkundrazi. Betonieret për të cilat kryebashkiaku i Tiranës është angazhuar se nuk do ti lejojë përgjatë ditës, kanë qarkulluar lirshëm.

Ky fenomen është hasur edhe më parë, por këtë të dielë numri i tyre dukshëm është edhe më i lartë.

Për shkak të dendësisë dhe qarkullimit të tyre edhe trafiku në rrugë shpesh është rënduar

Madje edhe rrugët janë dëmtuar, për shkak të baltës, betonit dhe gurëve që ato kanë lënë pas.

Duket se edhe policia bashkiake është angazhuar vetëm për garantuar një pjesë të bulevardit qendror, ndoshta për të bërë show në Facebook, por ka harruar dhe kontrollin e këtyre mjeteve të rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here