Skandali me diskriminimin në vetting, Evi Kokalari: Jam edhe unë maloke

0
545

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas skandalit të anëtares së KPK, Genta Bungo, e cila ka kërkuar shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, sepse ajo është ‘maloke’.

Termi diskriminues i përdorur nga anëtarja e Vettingut është dënuar nga mbarë opinioni publik, si fyerje dhe diskriminim mbi baza krahinore.

Kokalari shkruan në rrjetet sociale se edhe ajo është ‘maloke’, duke shpjeguar edhe pemën e fisit të saj, me perjardhje nga Veriu i Shqipërisë, të cilët kanë zbritur në Gjirokastër për biznes.

Postimi

Në fakt, po ta marrësh hollë-hollë unë #MALOKE jam sepse i parë ynë ka qenë Kol Gjoni që zbriti nga veriu në Gjirokastër për biznes.  

Kjo besoj shpjegon pse merrem vesh mirë me këta të veriut.  

Një version shumë i shkurtër i pemës të fisit tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here