Shehaj: Me akuzën për shpërdorim detyre i kanë bërë nder Alqi Bllakos!

0
231

Briseida Shehaj, përfaqësuese e LSI, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për aferën e inceneratorëve.

Shehaj i konsideroi qesharake akuzat ndaj Alqi Bllakos, duke thënë se me këto akuza “i kanë bërë nder”. Ajo e konsideron të pamjaftueshëm hetimin e SPAK.

“Zoti Alqi Bllako ka akuzën, shpërdorim detyrë dhe korrupsion. Shpërdorimin e detyrës e kanë vënë për ti bërë nder Alqi Bllakos. Te korrupsioni, i kanë thënë që babai jot ka përftiuar 16 milionë lek në mënyrë korruptive. Kontrata është me 6 mije euro në muaj. Nuk i thonë 900 e ca mijë lek…

I thotë këtë korrupsionin e ka marrë nga IEBV, nga inceneratori i Tiranës. Që do të thotë që aktivi, që ka bërë korrupsionin ka qenë IEBV dhe pasivi Alqi me babain. Si ka mundësi administratores nuk i ndodh asgjë? Në dokumentat tona, SPAK ka sekuestruar të gjithë materialet te IEBV që ne dhjetor.

Kalojmë tek Lefter Koka, në të dyja rastet, prokuroria thotë, kemi faktuar që kompanitë, kanë bërë këtë korrupsion sepse kanë blerë sheqer dhe kanë shitur beton. Shkon Lefteri për korrupsion, por kompanitë dhe administratorët, asnjëri nga këta nuk është arrestuar. Që të shkojë te Edi Rama, duhet të merren këta që nuk e mbajnë dot të gjithë burgun”, tha Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here