Rama “infekton” përgjegjësinë individuale, analisti: Mbështes kryeministrin, gjykatësi është populli në zgjedhje

0
150

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar ndalimin e Alqi Bllakos, pas kërkesës së SPAK, për shkak se e akuzon për korrupsion për Inceneratorët.

Sipas Vangjelit, Alqi Bllako e ka realizuar fajësinë politike me dorëzimin e mandatit të deputetit, ndërsa tashmë i rëndojnë fajësia penale dhe morale.

Duke komentuar deklaratën e Ramës se secili mban përgjegjësi individuale, Vangjeli i ka dhënë të drejtë kreut të qeverisë, megjithatë sipas analistit Rama ka përgjegjësi politike.

“Kryeministri ka të drejtë. Përgjegjësia individuale është personale. Rama ka tjetër gjë në mendje. Duke thënë ashtu Rama demonstron vetveten si dorë jashtë nga kjo histori. Nuk ka përgjegjësi idividuale qytetari Edi Rama. Por si kryeministër, ka morale dhe politike. Për përgjegjësi politike gjykatësi është populli në zgjedhje. Sepse publiku vë në peshore.” tha Vangjeli.

Ndërkohë për sa i përket Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Lorenc Vangjeli u shpreh se ky komisionin e ka ngadalësuar punën e SPAK.

“Komisioni vetëm e pengoi punën e Drejtësisë. Fut feçkën e saj dhe hyri gjithë elefanti dhe bëri rrëmujë. Drejtësia kishte punën e saj, dhe komisioni e pengoi. Drejtësia do kishte punë më të shpejtë. Po të mos kishte ndërhyrje.” tha Vangjeli për Abc News.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here