Pas denoncimit të Kryemadhit/ Në Vlorë vazhdon djegia e mbeturinave, nuk e shuan as shiu!!!!

0
104

Për të tretën ditë me radhë vijon djegia e mbetjeve urbane në vendgrumbullimin që ndodhet në periferi të Vlorës.

Edhe pse reshjet e shiut u bënë aleatë me shërbimin zjarrikës, zjarri vijon të jetë aktiv dhe tymi toksik vijon të shpërndahet në zonë.

Banorët e lagjes “Kushtrimi”, që ndër vite janë detyruar të bashkëjetojnë me këtë situatë thonë se jetojnë me dritare të mbyllura për shkak të ndotjes.

Kryebashkiaku, Dritan Leli, ka thënë se Vlora do të shpëtojë nga kjo situatë vetem me hapjen e landfillit të Sherishtës.

“Shpresojmë shumë që para sezonit turistik landfilli i Sherishtës të jetë i përfunduar dhe të jetë në dispozicion në mënyrë që kjo pikë gangrenë e mbetjeve urbane e vendosur prej dhjetëra vitesh këtu të zhvendoset në një trajtim modern të mbetjeve.”

Verën e kaluar Durrësi, Shijaku, Fieri e Lushnja u përballën me krizë të menaxhimit të mbetjeve urbane, duke i detyruar të lidhin kontrata me incineratorët e Fierit e Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here