Moti i keq/ Deti i trazuar dhe erë e fortë, pezullohet lundrimi i trageteve dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

0
89

Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës.

Si pasojë është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë; janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

NJOFTIMI:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 30 mars 2022 deri ne datën 01 prill 2022 do të jetë në drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.

2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.

3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.

4.Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here