Kush e thau liqenin e Fierzës? Manjani: Dëmi 1 miliardë euro! SPAK të nisë hetimet

0
307

Ish-ministri Ylli Manjani tha në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se liqeni i Fierzës është tharë dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi pasi është shkelur ligji. Sipas Manjanit kemi të bëjmë me 1 miliardë euro dëm për të mbyllur këtë gropë të energjetikës.

Ish-ministri i Drejtësisë deklaroi se SPAK duhet të kishte nisur hetimet për të zbuluar se kush e thau liqenin e Fierzës dhe arsyet se përse kjo ndodhi.

“Çdo liqen i krijuar apo natyral rregullohet me ligj. Nëse liqeni thahet, do të thotë se rregullat janë shkelur. Mbyllet porta, janë me porta, ka kuota të caktuara deri në cilin nivel punon hidrocentrali. Këta e kanë hapur dhe e kanë çuar në fund.

Flitet për 1 miliardë euro për të mbyllur këtë gropë të energjetikës. Të keqen e çmimit të naftës dhe luftës në Ukrainë, është bombë atomike ajo. SPAK duhet ta ndalte frymën në Fierzë sot për të marrë të gjithë ato manualet e përdorimit të atij liqeni, kush e thau, pse u tha, dhe sa është dëmi.”-deklaroi Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here