Braimllari: Rlindasit nuk duan politikan karriere si Meta se janë mësuar që shtetin ta kthejnë në paçavure

0
103

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri tha se duhet t’i jepet fund politizimit të presidentit.

Nderkohe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Ora News  i shikon si jo koherente qëndrimet politike të mazhorancës.

Braimllari: Po të jemi të qartë se çfarë ka ndodhur në kohën kur zoti Meta u zgjodh President, në prill të 2017-ës ishin shumë të gëzuar dhe mendonin se i kishin dhënë vendit Presidentin më të mirë për shkak edhe të profilit që zoti Meta kishte si politikan në vitet e pluralizmit në vend.

Për Braimllarin Presidenti Meta është një nga politikanët më të mirë që ka pasur dhe ka Shqipëria në këto 30 vite për shkak të aksionit të tij politik.

Braimllari: Në të gjithë karrierën e tij politike është udhëhequr gjithmonë nga fryma për të qenë i denjë në shërbim të Kushtetutës dhe në shërbim të vendit. Kjo nuk i kënaq rilindasit, pasi rilindasit janë mësuar që shtetin ta kthejnë në paçavure, në një institucion joserioz me qëllim që të abuzojnë. Zoti Meta ka fituar të gjitha betejat përballë kësaj mazhorance dhe në këto 5 vite ka qenë një President i cili ka mbrojtur interesin kombëtar, unitetin e kombit. Rama ka thelluar pushtetin e tij duke shkuar drejt një pushteti maksimal. Gjithë kupola e Rilindjes është e kapur në korrupsion, e kapur në trafik dhe personi që kërkon të ketë një kostum ndryshe të Presidentit është pjesë e përgjimeve të famshme të dosjes së Dibrës dhe është personi që ka implementuar drejtpërdrejt shit-blerjen e votës.

Zoti Braimllari ju përgjigj dhe pyetjes nëse do rikandidojë sërish zoti Meta. Ai u shpreh se nuk ka informacion nga institucioni i Presidencës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here