Spaho: Nuk ka as kryetar të komanduar as kryetar real, deri më 30 prill vendos Komisioni i Rithemelimit

0
110

Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, ka komentuar në A2CNN zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe legjitimimin e Kuvendit të 11 dhjetorit nga Gjykata e Tiranës.

Spaho tha se aktualisht PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, deri më 30 prill kur do të mbahet Kuvendi dhe do të zgjidhen drejtuesit e rinj.

“Pas 7 muajsh, përpjekje shumë të mëdha gjërat u vendosën në vendin e tyre, e drejta shkoi atje ku duhej. Pavarësisht hezitimeve që patëm nga opinipon publik provat treguan se ne kishim të drejtë. U deshën zgjedhjet e 6 marsit që ky kuptim të merrte formën e duhur dhe gjykata vendosi kush kishte të drejtë.

Në 11 dhjetor të gjithë drejtuesit e PD u shkarkuan nga detyrat, për rrjedhojë nuk kanë pse të pretendojnë se i mbajnë këto poste, edhe gjykata e dha verdiktin e saj.

Nuk ka as kryetar të komanduar as kryetar real, ka vetëm Komision të Rithemelimit deri më 30 prill kur do vendosen drejtuesit.”- tha Spaho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here