Dash Sula: Basha ka një bllok që do ia dorëzojë Berishës! Gjatë 5 orëve në mbledhje nuk bëri asnjë debat, mbajti shënim çdo gjë që thamë

0
262

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka deklaruar se ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë hija e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sula ka treguar se në mbledhjet e një pas njëshme në Partinë Demokratike Basha nuk bënte asnjë lloj debate, por vetëm mbante shënime në një bllok.

Këtë bllok shënimesh sipas Sulës, ish-kreu i PD-së ia ka dorëzuar liderit të përjetshëm të PD-së, duke iu referuar kështu Sali Berishës.

Më bëri përshtypje se gjatë 5 orëve Basha nuk debatoi me një deputet. Dhe vetëm shkruante. Dhe në momentin që fliste shpejt dikush, Basha u thoshte që prit mos flit shpejt se do e shkruaj këtë.  I merrte të gjitha shënim, 5 orë. Nuk u kuq, nuk u verdh dhe aq më tepër për t’u nxirë. Kurrë nuk bëri debat dhe vetëm shkruante. U kam thënë që Basha duhet ta ketë temperaturën e trupi 35 gradë. Është i ftohtë, nuk kuqet nuk zverdhet nuk i lëviz nervi është rast për studim.

Më 12 mars kam folur 35 minuta në mbledhje dhe Basha vetëm shkruante dhe i mbajti shënime. Arsyeja se pse Basha ka mbajtur shënim në bllokun e tij, të gjitha fjalë nga data 7 mars deri në më 12 mars është që ai të jetë një bllok që do i dorëzohet kryetarit të përjetshëm të PD. Ky bllok është që një kopje e ka zoti Basha dhe një kopje të jetë dorëzuar në një vend tjetër për të kuptuar çasjen dhe sjelljen të secilit deputete, se si do të jetë gjendja tani në PD dhe Grupin Parlamentar. Unë e shoh të zymtë. Dhe deklarata që është unifikuar nuk është e vërtetë,” ka thënë Sula.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here